Bekteshi: Nuk ka subvencione për kompanitë që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se kompanitë që kanë keqpërdorur tashmë ndihmën financiare nga qeveria nuk do të jenë në gjendje të aplikojnë për masën e re.

“Ata kompani që keqpërdorën fondet nga katër grupet e para të masave ekonomike, nuk do të marrin më ndihmë nga shteti”, tha Bekteshi.

“Nëse është e nevojshme, për punonjësit e tyre do të kujdeset Qeveria drejtpërdrejt, siç njoftoi Lukarevska sot duke bllokuar llogaritë e tyre dhe duke transferuar fondet drejtpërdrejt te punonjësit në ato kompani”, shton Bekteshi.