Bekteshi: Opozita rrezikoi ekonomikisht 60 mijë familje

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka kritikuar deputeten e ASH-së, Ilire Dauti se duke bllokuar ligjet që dalin nga Pakoja e 5 ekonomike kanë rrezikuar afër 60 mijë puntorë të sektorit privat!

“Ligjet që dalin nga Pakoja e 5 ekonomike janë të vonuara më shumë se 2 muaj, duke u bllokuar nga ana e juaj, dhe ju keni rrezikuar të leni pa të ardhuna 60 mijë puntorë të sektorit privat, ata janë 60 mijë familje të cilat jetojnë, veprojnë, punojnë ne RMV” – ka deklaruar ministri Bekteshi!/TS