Bekteshi për gazin bullgar: Kërcënimet janë të papranueshme, do të kërkojmë ndihmë nga BE

Picture of INA
INA

25/10/2023

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të kërkojë kompensim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Evropian që kur Bullgaria vendosi një taksë për gazin natyror që dërgohet përmes territorit të saj.

Bekteshi thotë se kjo do të rriste çmimin e gazit që përdorin kompanitë në vend, por siguron se sa është ministër nuk do të lejojë shantazhe nga askush.

“Këto janë sigurisht vendime të tyre, të brendshme, por në të njëjtën kohë duhet pasur parasysh dhe duhet thënë qartë dhe hapur se nëse merren vendime të tilla duhet të merren edhe vendime të tjera, ku shtetet të kenë hapësirë ​​për t’u furnizuar nga burime të tjera, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut.

Ne lëshuam sasi të caktuara vitin e kaluar, por ato nuk janë të mjaftueshme për kërkesat dhe nevojat e Maqedonisë së Veriut dhe kjo sigurisht që do të ndikonte në çmimin e gazit natyror që përdor ekonomia në përgjithësi. Unë kam reaguar tashmë në komunitetin energjetik dhe në Komisionin Evropian dhe pres që të lirohen sasitë e marra me qira nga Gazporom nga pala bullgare. Nëse vendosin një taksë për gazin natyror që vjen nga Gazprom, atëherë duhet të lirojnë edhe sasitë e dhëna me qira nga Gazprom në Maqedoninë e Veriut”, tha Bekteshi.

Ministri Bekteshi e barazoi këtë sjellje të Bullgarisë me shantazh, për të cilin thotë se nuk do të kalojë.

Për shkak të një sjellje të tillë të papranueshme, Bekteshi njoftoi se do të kërkon dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga BE duke pasur parasysh se vendet e tjera nga rajoni kanë mundësi që të furnizohen me gaz nga burime të tjera.

TË FUNDIT
8 minuta
Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE
2 orë
Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030
2 orë
Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohet me fletarrest ndërkombëtar
2 orë
“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”
3 orë
Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

ME TE LEXUARA

23 orë
Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin
3 orë
Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit
19 orë
Mickoski në Berlin, flet dhe për letrën e Shkupit
1 ditë
Ndikimi historik i uraganit Milton në SHBA
15 orë
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

LEXO MË SHUMË

Mickoski

Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE

edi rama

Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

Policia-e-Kosoves-800x445

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohet me fletarrest ndërkombëtar

arjanit hoxha

“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”

Tatjana Dimitrovska

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Moti_26-780x470-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

IMG_1001

Provokime nga ana serbe në kufi, Policia kërkon nga ndërkombëtarët që të ndërmarrin veprime

ejup maqedonci

Ministri Maqedonci jep detaje, tregon si qëndron e vërteta e tenderëve për bukën e ushtarëve të Kosovës

autostrada tirane durres zgjerim punime

Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

INFO

NA NDIQ