Bekteshi: Të hënën shkojmë në Bullgari, kemi propozime konkrete

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21 Janar, 2022

Qeveria dje formoi grupe ndërqeveritare për bashkëpunim me Bullgarinë dhe emëroi bashkëkryesues dhe anëtarë të këtyre grupeve.

Në pjesën e ekonomisë, siç njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tashmë ka propozime konkrete të cilat do t’u prezentohen autoriteteve bullgare ditën e hënë dhe të martë.

“Të hënën dhe të martën do të shkojmë në Bullgari me propozime konkrete dhe do t’i shohim edhe propozimet. Me shumë gjasë, në pjesën e ekonomisë shumë shpejtë do të mund të vendosim bashkëpunim”, tha Bekteshi në ngjarjen në Saraj, transmeton TV21.

Ndërkaq Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të katër ka emëruar bashkëkryesues dhe anëtarë të grupeve të punës ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që si përfundim doli nga takimet në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Bullgarisë në Shkup.

Për Grupin ndërqeveritar për ekonomi – bashkëkryesues emërohet zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ndërkaq anëtarë: Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë. Në këtë grup anëtarë do të ketë edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim, Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Agjencia për Promovim të Turizmit dhe Ministria për Ekonomi në pjesën e energjetikës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radev

Radev: Sa më parë që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, aq më mirë do të jetë për të gjithë

policija-1-800x445

Arrestohet një shpërndarës i drogës në Ohër

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor

Arrestim_Pranga-780x468-1

Rrahu gruan dhe fëmijën, arrestohet 36-vjeçari nga Gostivari

D3936085-10A9-464E-A494-B96F83F4C4CA

Tensionet në veri, Vuçiq takohet me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit

arben-taravari-1

(VIDEO) Taravari: Do të bëjmë çmos për ta heq 20%

samiti-i-berlinit

MPJ: Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

spasovski

Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

INFO

NA NDIQ