Bekteshi e quan Maksin e Kumanovës politikan të së kaluarës, pasi që Korridorin 8 lidhi me Iliridën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/04/2023

“Kur një “politikani” i mbetet ora në vitet ’90 dhe më parë, duket kështu”, ka shkruar një postim në rrjetet sociale, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke i replikuar kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili projektin Korridorin 8 ndërlidhi me siç tha a po vizatohet harta e Iliridës.

https://www.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/posts/777886107036861

Dimitrievski deklaroi mbrëmë për TV Sitel se Korridori 8 lidh një rrugë në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe pyeti nëse vizatimi i korridorit në vetvete është vizatim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë?

“Ky Korridor lidh një itinerar në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë. Lind pyetja, a është përvijimi i vetë korridorit një përvijim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë? Asnjë nga bartësit e posteve politike nuk e hapi këtë çështje për ta diskutuar”, theksoi Dimitrievski.

https://www.facebook.com/watch/?v=6064186447012259

Dimitrievski shtoi se kur punohet për projekte të tilla kapitale, publiku kryesisht informohet dhe diskutohet publikisht. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

17 milionë euro për zgjedhjet

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

Afrim Gashi

Gashi: Është momenti që ta përmbyllim një cikël të errët të jetës tonë, dhe t’i japim mundësi shpresës, suksesit!

Taravari

Taravari: Edhe sondazhi i Debat Plus shpalli fitues opozitën shqiptare VLEN, ndryshimi ka nis!

Qeveria talat xhaferi

Nga mbledhja e gjashtë e Qeverisë, ja vendimet

talat xhaferi fondacioni albiz

Xhaferi: Investimi te të rinjtë është investim i së ardhmes

sondazhi vlen bdi debat plus

Sondazhi i Debat Plus: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet tek shqiptarët në Maqedoni?

Taravari

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

kuvendi parlamenti

Ligji i mediave kalon filtrin në komisionin parlamentar për çështje evropiane

INFO

NA NDIQ