Valon Bela në rrjetin e tij social facebook ka komentuar kandidaturën e Blerim Rekës për kryetar shteti duke thënë:
”S’mund të themi se Sela & Kasami po imitojnë Menduhin dhe PDSH-në sepse edhe Menduh Thaçi nxjerrte kandidat shqiptar, por ndryshe nga Sela e Kasami, ai e nxirte nga të tijët.
Këta tjerët shkuan dhe e nxorën një kandidat që 17 vite kishte pirë nga gjiri i BDI-së.
Pra, Menduhi kishte paksa origjinalitet në veprimet e tij politike ndërsa këta tjerët, ndoshta nga humbja në zgjedhjeve lokale edhe nëpër qytetet e tyre (si liderë të partive), nuk po dijnë të ofrohen as me ide, vizion dhe as me alternativë !
Dhe nëse dy parti opozitare nuk kanë një kandidatë brenda vetes të denjë për t’a paraqitur atë si ofertë serioze atëherë mozo ma keq !
Zgjedhjet po afrohen …”