Beleri: Rama po dezinformon, nuk ka vendim gjykate që ndalon lejen për betimin tim

INA
INA

7 Shtator, 2023

Kandidati fitues i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu përmes një postimi në Facebook, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e betimit të tij.

Sipas Belerit nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin. Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të Burgut ku ndodhet.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orë të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë organe të pavarura të drejtësisë”, shkruan Beleri.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës shton në deklaratën e tij se në Shqipëri ka disa raste ku deputetë që kanë qenë në burg kanë marrë leje për të shkuar në Parlamentin Shqiptar për të votuar ligje apo për të bërë betimin, duke kujtuar këtu Mark Frrokun dhe Azgan Haklajn.

“Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris , është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtëpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot ‘votën’ e Himarës kundër tij në 14 maj.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqiperisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e çështjes në fjalë”, shkruan Beleri i cili me argumentin se do të hedhë poshtë çdo dezinformim, ka publikuar dhe dokumentet përkatës që vërtetojnë ato që ai thotë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

edi rama

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

Rama Zelenski

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

IMG_5152

Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Bajram Begaj Escobar

Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

popullsia-750x430-733x420

Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

policia-shqiperi shqiptare

Zbulohet depoja me tritol, granata e armë zjarri në Shkodër, arrestohet 68-vjeçari

INFO

NA NDIQ