Belgjika cakton shpërblimin për Euro 2020

Çdo futbollist i përfaqësueses belge do të përfitojë 435 000 Euro nëse fitohet kampionati Evropian

Çdo futbollist i kombëtares së Belgjikës do të përfitojë 435 mijë Euro nëse “Djajtë e kuq” ngrenë trofeun.

Në vitin 2017 futbollistët belgë nisën negociatat me Federatën e futbollit për shpërblimin për pjesëmarrjen në këtë event sportiv të rëndësishëm.

U vendos që për çdo fazë që kombëtarja do të kalojë, secili lojtar do të përfitojë një shifër të caktuar, raporton gazeta “Het Latse Nieus”. Bonusi do të rritet nga faza në fazë.

Nëse Belgjika e kalon fazën e grupeve, atëherë çdo futbollist i përfaqësueses do të përfitojë 42 mijë Euro.

“Djajtë e kuq” janë në Grupin B në Evropian bashkë me Rusinë, Finlandën dhe Danimarkën dhe konkurrojnë për një nga dy vendet e para.

Nëse ata shkojnë në çerekfinale, atëherë shpërblimi rritet në 170 mijë Euro për lojtar.

Nëse Belgjika do të jetë një nga gjysmëfinalistët, secili futbollist do të fusë në xhep 290 mijë Euro dhe 370 mijë Euro nëse “Djajtë e kuq” janë një nga finalistet.

Fitimi i titullit kampion të Evropës do t’i japë secilit lojtar belg 435 mijë Euro shpërblim.

Klan News