Belgjika fiton ndeshjen e parë ndaj Kanadasë, merr primatin në grup

Ka përfunduar ndeshja mes Belgjikës dhe Kanadasë.Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka siguruar fitoren e parë në Katar, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 0, me golin e vetëm që u shënuar nga Batshuayi.

Ishte një paraqitje jo e kënaqshme nga belgët, madje mund të themi se Kanadaja kishte shumë më shumë nga loja. Në minutën e 11-të, Alphonso Davies lëshoi një mundësi të ‘artë’, duke dështuar nga penalltia.Këto janë 3 pikët e para për Belgjikën, që tashmë merr vendin e parë në grup para Kroacisë, Marokos dhe Kanadasë. /GazetaBlic Sport/