Belgjika shënon fitore, bëhet gati për raundin e dytë

Belgjika e ka mundur 2-1 Danimarkën për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020

Pas Italisë, Belgjika është skuadra e dytë që ka prerë biletën për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Belgjika e mundi 2-1 Danimarkën në sfidën e dytë në Grupin B, për të kaluar në të tetën e finales së “Euro 2020”.

Yussuf Poulsen e kaloi Danimarkën në epërsi qysh në minutën e dytë pas një gabimit të kundërshtarëve, derisa Belgjika e gjeti golin e barazimit para fundit të pjesës së parë, realizoi Thorgan Hazard.