Ben Blushi: Zoti produkt kulturor, nuk ekziston jashtë njeriut. Krishtërimi e Islami fe homocentriste

ina-online
ina-online

22/12/2023

Nëse Zhizhek dhe Peterson kanë debatuar për lumturinë, kapitalizmin dhe marksizmin, në vigjilje të Krishtlindjes, në Tiranë, një ateist dhe teist bëjnë një debat për zotin. Në një anë Kaon Serjani (nga Instituti për besim) që e sheh fillimin e botës me Perëndinë dhe në tjetrën, shkrimtari, Ben Blushi, që nuk bindet t’i besojë një Zoti i cili që nga dita që ka lindur nuk ka lënë asnjë shenjë në Universin tonë me përjashtim të mungesës së tij sa herë na duhet – folën përreth dy orë para një publiku prej më 200 vetash.

“Zoti është shpjegimi më i mirë për vlerat morale, është shpjegimi më i mirë për fillimin e universit, zoti është shpjegimi më i mirë për mirë sinkronizimin e Universit. Tani shpjegimi është i dyanshëm, siç mund të thoshte Zoti Blushi: është rastësi, ose një projektim inteligjent”, – tha Kaon Serjani.

“Zoti është në periferinë e jetës sime, nuk është në qendër të saj. SI e shoh unë Zotin? Si një produkt kulturor, jo si një produkt fizik a metafizik që shpjegon raportin e kozmosit me vetveten. Në fund fare, pyetja fatale është po Zotin Kush e krijoi? Pra nëse Zoti krijoi Gjithçka siç thotë Kaoni, po vetë Zotin kush e krijoi? Për njerëz si puna jonë sot, është e lehtë ta kundërshtosh Zotin, sepse ke arsye shkencore e zoti nuk është qenie praktike më. Nuk të ushqen, nuk të rrit, nuk të mbron nga rrufetë as nga vdekja. Njerëzit para 4 mijë vjetësh mendonin se Zoti është në kozmos. Kur ne shkuam në hapësirë, nuk e gjetëm Zotin. A ekziston Zoti jashtë njeriut? Unë them që jo. E zëmë se nuk ka njerëz, a mund të ketë zot? Jo. Sepse Zoti ka krijuar edhe veten e vet, për të krijuar njeriun” tha Ben Blushi?

Davidi, Goliati, pyetja ku është Zoti, prania e tij transhendente, shkenca që ka mundur Zotin, u shtruan për diskutim, por Blushi u ndal në një temë të ndjeshme që ka të bëjë me formën institucionale të Zotit, çka mund ta çojë debatin përtej zotit si eter, në zotin përmes feve.
“Barazia gjinore është armiku më i madh i kishës dhe i islamit. 2 mijë vjet persekutim ka kisha dhe Islami ndaj grave, janë fe homocentriste që vënë burrin në qendër dhe e kthejnë gruan në skllave. E pranoni ju? S’duhet ta pranoni”, tha Blushi.
Edhe përmes personazheve të letërsisë së tij, si në romanin e fundit, “Komploti”, Blushi ka vënë në pikëpyetje fetë dhe forcat e mbinatyrshme duke dashur simbolikisht të mundë Zotin./Balkanweb.com

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës

Rama Zelenski

A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Përgjigjet kryeministri Rama

rama zelenski

Zelensky nderon me dekoratën më të lartë Ramën, nënshkruhen marrëveshjet e miqësisë

Samiti Shqiperi Ukraine

Samiti i Ukrainës në Tiranë, kush janë liderët e rajonit që marrin pjesë

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

bajram begaj

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidenti Begaj: Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik

ksamil saranda

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

INFO

NA NDIQ