Bën thirje raciste në drejtim të tij, flet Mike Maignan

INA
INA

21/01/2024

Skuadra e Milanit ka bërë mrekullinë duke realizuar fitore krejt në fund ndaj Udineses në udhëtim me rezultatin 2:3 në kuadër të Serie A.

Në fakt, të parët në avantazh kaluan milanezët me anë të Loftus-Cheek në minutën e 32-të.

Më pas, Udinese realizoi dy herë. Barazimi erdhi nga Samardzic, kurse epërsinë e arritën me anë të Thauvin.

Më pas, Milani u rikthye në skenë. Së pari, barazimi erdhi nga Jovic për 2:2.

Kur të gjithë menduan se ndeshja mbyllet baras, kështu nuk mendoi Okafor, i cili në minutën e tretë shtesë të fundit të ndeshjes shënoi për 2:3 dhe fitoren e tyre.

Në pjesën e parë, tifozët vendës bën thirje raciste në drejtim të portierit të Milanit, Mike Maignan, e ky i fundit vendosi ta ndërpres ndeshjen.

Maignan shpjegon pse u largua kur iu nënshtrua thirrjeve raciste.

“Ajo që ndodhi në pjesën e parë është se në golin e parë dëgjova thirrje identifikuese me majmunët, nuk thashë asgjë. Herën e dytë që shkova për të marrë topin, e dëgjova përsëri. I thashë gjyqtarit të katërt dhe stolit tim se çfarë ndodhi. Unë thashë se nuk mund të luajmë futboll si ky. Nuk është hera e parë që ndodh në këtë mënyrë. Duhet të themi se kjo që po bëjnë është e gabuar. Nuk është e gjithë turma, shumica e tifozëve duan të brohorasin ekipin e tyre dhe të tallnin ty, kjo është normale, por jo kjo. Duhet të ketë dënime të rënda. Faleminderit Milanit dhe bashkëlojtarëve”, përfundoi Maignan.

Kështu, Milani tani ka 45 pikë për pozitën e tretë në tabelë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

milan

I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Jasir Asani

VIDEO / Jasir Asani fantastik, goditjet e tij nuk ndalen as në stërvitje

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

mbape real

Mesazhi i Macronit për Mbappen që po bën xhiron e botës: Do na futësh në telashe!

kloop

Lista me 14 lojtarë të Liverpoolit tani janë të lirë për të thyer rregullin e rreptë të Klopp

belingam real madrid

Real Madrid vendos rekord historik në mbrojtje pa dy qendërmbrojtësit dhe portierin kryesor

haland

Erling Haland shënon 5 gola, Man. Siti shpartallon Lutonin

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

INFO

NA NDIQ