“Bëni detyrat e shtëpisë”, ambasadorët i kërkojnë Kosovës formim të shpejtë të institucioneve dhe përmbushjen e zotimeve

Picture of INA
INA

28/05/2025

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ai i Francës, Olivier Guerot dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav kanë kërkuar formim të shpejtë të institucioneve dhe përmbushjen e zotimeve që i ka marrë përsipër.

Kjo ka thënë ata është rruga për në BE.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë faktin që tani BE-ja ka një tjetër përbërje.

Ai tha se sikurse Asociacioni, ashtu edhe çështja e pronës së Manastirit të Deçanit janë nënkuptuar si kompromise që Kosova duhet t’i bëjë në raport me Serbinë. Megjithatë, Rohde deklaroi se kjo nuk qëndron.

Sipas tij, këto janë detyra shtëpie për Kosovën që është dashur të bëhen e nuk janë kryer, duke shtuar se Kosova duhet ta përmirësojë besimin dhe pastaj të ecë përpara. Ai bëri thirrje edhe për formim të shpejtë të insitucioneve.

“Kemi një përbërje të re në BE tani, shfrytëzojeni rastin e keni një dritare të hapur. Lutja ime përsëri është bëjeni detyrat dhe shfrytëzojeni këtë rast dhe këtë e filloni duke formuar institucionet e reja”, tha Rohde.

Një thirrje të tillë e pati edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav. Ai ka thënë se shpreson se Kosova do ta formojë sa më shpejt qeverinë e re, me të cilën blloku evropian mund të punojë për rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

“Tani, ajo që presim shumë nga Kosova është, së pari, të kemi një partner. Po, kemi një partnere, presidenten – por na nevojitet edhe pushteti ekzekutiv”, theksoi Orav në konferencën e organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

E Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se Kosova mund të vetizolohet po që se i injoron miqtë ndërkombëtarë dhe nuk i respekton zotimet që i ka marrë përsipër.

Ai ka thënë se aktualisht Kosova nuk është e izoluar. Guerot u shpreh se partnerët ndërkombëtarë e kanë përkrahur në vazhdimësi Kosovën.

“Kam dy mesazhe shumë të thjeshta. I pari, Kosova nuk është e izoluar, përveç nëse e izolon vetën. Nuk jeni të izoluar, ne QUINT-i iu kemi përkrahur për vite…përkrahja jonë është ende këtu, përkrahja evropiane, nuk jeni të izoluar. Kosova nuk është ishull, është në mes të rajonit, është pjesë e kontinentit. Kemi pasur takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë para dy javësh, Kosova ishte pjesë e asaj” – u shpreh ai.

Tutje, ai tha se Kosova e izolon vetën duke mos dëgjuar miqtë e duke “shitur moral”.

“Nuk jeni të izoluar, përveç nëse e izoloni vetën. Si e izoloni vetën? Duke mos dëgjuar miqtë, duke bërë moral, duke gjetur të gjitha arsyet që mos t’u bindeni përkushtimeve. Kështu që lutja është: dëgjoni miqtë tuaj” – tha Guerot. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË