Probleme për Karim Benzema në Arabinë Saudite. Lojtari, siç mësohet nga “Marca”, nuk është paraqitur për rinisjen e sezonit te Al Ittihad dhe me urdhër të trajnerit nuk do të marrë më pjesë në ‘mini-fazën’ që skuadra do të zhvillojë nga sot në Dubai.
Lojtari, si pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij, duhet të ishte paraqitur dje në ambientet e klubit në Jeddah, por sipas burimeve saudite ai nuk u paraqit. Për këtë arsye trajneri, argjentinasi Marcelo Gallardo ka vendosur të mos bëjë dallime me të dhe të mos e përfshijë në stërvitjet për të cilën skuadra është nisur drejt Dubait.
Të njëjtat burime pohojnë se francezi ka humbur tashmë tre seanca stërvitore para fundit të vitit në Jeddah, në prag të festave zyrtare për lojtarët para pushimit të Krishtlindjeve.
b.T (Dosja.al)