Benzema preferon rikthimin në këtë klub

0

Karim Benzema është një nga siguritë e Real Madrid. Sulmuesi, te madrilenët që në 2009-ën, ka shënuar 14 gola para ndërprerjes së La Liga-s për shkak të Coronavirus-it, duke mbajtur Real-in në luftën për titull kundër Barcelona-s.

Francezi ka dhënë disa deklarata për kanalin e Lyon, klubi ku ka nisur karrierën. “Jam bërë ai që jam falë Lyon-it. Një kthim? Për momentin jo, dua të vazhdoj të shkruaj historinë e Real Madrid, që është klubi më i madh në botë”, ka thënë Benzema.

“Se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nuk dihet. Ta mbyll karrierën te Lyon? Pse jo… Shokët më të mirë të skuadrës që kam patur në Francë? Më ka pëlqyer të luaj me Juninho Pernambucano dhe Wiltord”.