Beograd/ Vuçiç: Pas protestuesve qëndron Kosova

0

Protestat në Serbi vazhdojnë tashme prej 10 javësh. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Vuçiç. Së fundmi janë bashkuar edhe studentët që kërkojnë dorëheqjen e ministrit të arsimit.

Protestuesit po e akuzojnë presidentin Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Megjithatë mediat serbe shkruajnë se ai fajëson Kosovën.

“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë,” raporton Tanjug.

Presidenti serb është shprehur se mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve. Sipas tij, është e rëndësishme të dihet se protestat filluan në momentin që Prishtina ka vendosur taksën, shkruan Balkanëeb./E.L