Beqari nga Maqedonia e Veriut ia vë flakën bordelit në Gjermani

0

Një beqar nga Maqedonia e Veriut, nga e hëna gjendet përpara Gjykatës në Bremen të Gjermanisë për zjarrvënie serioze

Akuza që e rëndon: Në qershor të vitit të kaluar, rreth orës 05.30 të mëngjesit, beqari i kishte hedhur benzinë lokalit të “Sternenbar” dhe e ndezi. Shtëpia mori flakë dhe rrezikonte të shembej.

Në çastet e fundit, dy burra dhe katër vajza kanë mundur t’i shpëtonin ferrit të flakëve, transmeton Shtegu.com. Oficeri i policisë Jan D. (29) në rolin e dëshmitarit ka deklaruar: “Po të ketë qenë fjetur ndokush në shtëpi, situata do të kishte qenë më ndryshe”.

I verbuar nga dashuria dhe zemërimi, Xhevair S. kishte lënë gjurmë që hetuesit i çuan tek ai: Vetëm 2.6 kilometra larg vendit të krimit, ai kishte blerë benzinë, një bombolë prej 10 litrash dhe një shkrepsë në pikën e karburanteve në rrugën “Stapelfeldstrasse”.

Mirëpo, kamera e sigurisë ka mundur të regjistrojë autotargat e veturës dhe Xhevairin e zemëruar. Gjatë procesit ai ka heshtur, ndërsa gjykimi do të vazhdojë në ditët në vijim.