Berat Ajdari i plagosur në luftën e vitit 2001, tani synon Parlamentin e Maqedonisë

0

Berat Ajdari nga Sllupcani që në moshë të re ishte pjesëtar i luftës për liri të vitit 2001. Nga kjo luftë ai mori edhe plagë, por asnjëherë nuk është i është dëgjuar zëri dhe kur nuk është krekosur për luftën e lavdishme sepse e shihte si obligim kombëtar.

Ajdari, i cili kishte edhe pjesëtar të tjerë të familjes në luftë, tani është kandidatë për deputetë në Parlamentin e Maqedonisë. Ai është nominuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Aktualisht, ai është kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Komunën e Likovës dhe Kumanovës.

Ështe i diplomuar nË Fakultetin e Shkencave të Informatikës në UEJL. Disa vite ka qenë i angazhuar si profesor në Kumanove, ndersa për një kohë punon në Qendrën për Menaxhim me Kriza.(INA)