Berat Ajdari: Po zhvillohet një fushatë e ndyrë për të mohuar suksesin e Regjistrimit të vitit 2021

Picture of INA
INA

29/06/2025

Ish-deputeti i BDI-së, Berat Ajdari, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të procesit të regjistrimit të popullsisë së vitit 2021, duke i akuzuar për manipulim dhe fushatë të organizuar kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Që në 2021, VMRO dhe LEVICA nuk e kanë njohur rezultatin prej 29.5% shqiptarë! Akuzonin se 9.5% u shënuan më shumë sesa janë shqiptarët!
E sot, disa politikanë dhe mercenarë politik janë vënë në shërbim të një fushate të ndyrë: të mohojnë suksesin e Regjistrimit të popullsisë së vitit 2021 dhe të përhapin gënjeshtra se kinse është ulur numri i shqiptarëve.
Hyzmeqarë me detyrë – të servilosen, të shpifin dhe të minojnë çdo të arritur
Nuk dinë të ndërtojnë, por janë mjeshtër të rrënimit.
E vërteta nuk fshihet me shpifje! Nuk ka raport që e zvogëlon një popull të gjallë. Ata që nuk iu bindën as numrave, as shifrave, as realitetit, le t’i kujtojnë një gjë: shqiptarët mbijetuan shekuj me qëndresë.
Dhe do të vazhdojnë të jenë këtu – më të fortë dhe më të vetëdijshëm se kurrë.
Ata që sot flasin për procesin e Regjistrimit të vitit 2021, janë të njëjtët që në vitin 2024 votuan dhe legalizuan përjashtimin e mbi 300 mijë shqiptarëve jashtë vendit. Nga 29.5% që ishte përqindja e shqiptarëve, me vendime politike dhe diskriminuese, u soll në 24.3%, çka nënkupton më pak se edhe vetë rezultati i Regjistrimit të vitit 2002.”, ka shkruar Ajdari. (INA)

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË