Dimitar Berbatov ka një mesazh për Antony, brazilianin që i ka kushtuar 100 mln euro Manchester United.
“Djajtë e Kuq” e mbajtën 5 ndeshje jashtë sulmuesin e djathtë për shkak të akuzave për dhunë nga “ish”-i i tij.
Ndërkohë që ka filluar të luajë në sfidat e fundit me skuadrën angleze, që nuk po kalon një moment aspak të mirë. Në Premier League, por edhe në Champions League.
“Antony duhet të kuptojë se sa herë del në fushë duhet të justifikojë besimin që i ka dhënë Erik ten Hag. Kur dikush beson tek unë, atëherë nuk dua ta zhgënjej atë apo ekipin. Por, deri tani gjërat nuk kanë shkuar mirë për Antony. Ndaj këshilla ime është të luajë thjeshtë, pa i komplikuar gjërat”, tha Berbatov.
“Kur fillon të mendosh se je Ronaldinho apo Zidane, vuan edhe më shumë gjatë situatave të vështira në ndeshje. Antony, mos u mundo të bësh marrëzira që nuk e ndihmojnë ekipin. Nëse je kaq i shpejtë, përfito nga kjo për të bërë pasime vendimtare dhe për të shënuar gola”, u shpreh ish-sulmuesi bullgar.
Berbatov luajti me Manchester United në vitet 2008-2012, gjatë së cilave fitoi 6 trofe, duke humbur edhe dy finale të Champions League.