Berberët në Zvicër do të marrin paga dukshëm më të larta

ina-online
ina-online

16/12/2023

Pagat në sektorin e parukerisë do të rriten deri në 700 franga në muaj gjatë katër viteve të ardhshme. Kjo korrespondon me një rritje deri në një të pestën. Gjithashtu, leja e atësisë do të rritet në 13 ditë me pagesë të plotë, përcjell albinfo.ch.

Nga viti i ardhshëm do të ketë më shumë paga në fushën e parukerisë. Paga minimale do të rritet me 440 franga në muaj për punonjësit e kualifikuar që kanë kryer një stazh praktik, njoftoi të premten sindikata Syna.

Kjo korrespondon me 5280 franga në vit (rritje). Gjysmë të kualifikuarit me certifikatë profesionale pas një praktike dyvjeçare marrin 340 franga më shumë në muaj dhe personat e pakualifikuar marrin 420 franga më shumë në muaj.

Kujtojmë se paga mesatare e frizerëve që punojnë në sallone në Zvicër është rreth 4 mijë franga.

Marrëveshja kolektive e punës për sektorin e parukerisë e rinovuar nga sindikata Syna hyn në fuqi më 1 janar 2024 dhe është e vlefshme deri në vitin 2027. Ajo prek rreth 11,000 punonjës në 4,232 sallone flokësh në gjithë Zvicrën./ albinfo.ch

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

femijet mergimtare greqi diaspora

Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

INFO

NA NDIQ