Berberi i famshëm i Tetovës: “Gërshërët nuk punojnë me benzinë” (VIDEO)

“Vetëm me punë mundet të realizohet ëndrra. Çmimet a janë rritur a jo. Nuk punojnë me benzinë këto”, kështu thotë për KlanMaqedoni  Taulant Murati, një berber i ri nga Tetova, dyqani i të cilit frekuentohet nga të rinjtë.

Ai thotë se punën e bën me shumë pasion dhe përkushtim dhe se ëndrra e tij është që një ditë të arrijë edhe më shumë në profesionin që ai bën.

“Jemi rritur me këtë punë dhe nuk mendoj të qëndroj vetëm këtu, mendoj që ta përhap biznesin dhe të shkojmë sa më lartë, me tregu se edhe ne mundemi jo vetëm tjerët me arritë në punën e vet, çdokush i ka ëndrrat e veta unë e kam ëndrrën time me arrit shumë më lart se këtu ku jam” – tha Taulant Murati.

Edhe pse çmimet janë rritur e sidomos kanë ndikuar tek bizneset e vogla, Taulanti nuk i ka rritur çmimet e shërbimeve në dyqanin e tij. /KlanMacedonia