Sipas të dhënave të “World of Statistics”, norvegjezët paguajnë mesatarisht 60 euro për prerjen e flokëve, duke qenë kështu vendi më i shtrenjtë në botë. Por edhe rrogat aty janë rreth 5 mijë euro.
Kushtrim Gashi, berber që punon në Zvicër tha në emisionin GoodMorning Albanians në “Euronews Albania” se çmimet në Zvicër janë 32 euro vetëm prerja dhe 50 euro bashkë me rruajtjen.
Ai tregoi se një vit më parë i ka shërbyer një klienti me origjinë arabe në një hotel në Zvicër, që shpenzoi 2 mijë euro për flokët dhe i la 300 € bakshish.
“Vjet kam pasur një rast, disa arabë kanë ardhur në Zvicër për pushime. Kam qenë në hotel tek ata dhe u kam marrë 2 mijë euro. Ishin 7 shokë, vetëm pse kam prit 1 orë më kanë paguar 150 franga, pasi ata nuk dalin jashtë hotelit. Bakshish më ka dhënë 300 euro”, tregoi ai./Euronews.al