Berisha apo Basha, e ardhmja e opozitës sot në dorën e gjykatës, shqyrton çështjen në themel

Picture of INA
INA

11/06/2024

Gjykata e Apelit nisi sot shqyrtimin gjyqësor në themel, të dosjes së Partisë Demokratike, forca më e madhe politike në opozitë.

Shqyrtimi në themel vjen gjashtë muaj pasi në 27 dhjetor 2023, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmoi se çështja e drejtimit të PD-së është shqyrtuar gabim nga të gjitha gjykatat në Shqipëri.

Me numër vendimi 786 Gjykata e Lartë e riktheu çështjen e drejtimit të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit, duke përcaktuar se gjyqtarët që do ta shqyrtojnë këtë çështje në themel, do të duhet të jenë të ndryshëm nga ata që ishin më parë.

Sot pritet që trupa e re gjykuese të dalë me një vendim që mund të jetë kyç për të ardhmen e opozitës.

Gjithçka nisi në 2022 kur Basha i kërkoi Berishës të largohet nga grupi parlamentar demokrat sepse ishte shpallur non gratta nga SHBA.

Çfarë konstatoi dhe vendosi gjykata e Lartë

Artur Kalaja, Ervin Pupe dhe Darjel Sina morën në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen gjyqësore me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit që kërkon depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar.

Kolegji vlerësoi se dy vendimet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë dhe e dyta kanë qenë të gabuara.

Kolegji i Lartë Civil përshkroi në vendimin e transkriptuar se gjykata nuk ka dhënë asnjë argument dhe asnjë vlerësim ligjor në lidhje me dy Kuvendet e PD-së që u mbajtën në dhjetor të vitit 2021, si për atë të z. Berisha dhe për atë të z. Basha.

Gjykata e Lartë vlerësoi në vendimin e saj se nuk mund të merrej asnjë vendim pa u shqyrtuar më herët faktet dhe provat se cila ishte lidhja që kishin dy kuvendet me njëri-tjetrin.

Pas shqyrtimit të 81 paragrafeve voluminoze të historisë tre vjeçare të konfliktit në opozitë, Gjykata e Lartë detyroi Gjykatën e Apelit që t’u bëjë të qartë palëve në këtë konflikt se është detyrë e secilës prej tyre të provojnë faktet për të drejtat që kërkojnë.

TË FUNDIT
47 minuta
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
3 orë
Hetim ndaj pesë personave të dyshuar për dhunë në Qendrën Klinike Shkup
4 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
4 orë
Gashi e caktoi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re
5 orë
Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ''jetë a vdekje'', priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

ME TE LEXUARA

21 orë
Maqedonia e Veriut në vendin e 11-të në NATO sipas përqindjes së BPV-së dedikuar për mbrojtjen
4 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
20 orë
Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!
3 orë
Hetim ndaj pesë personave të dyshuar për dhunë në Qendrën Klinike Shkup
1 ditë
Mickoski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë së re
20 orë
Stoilkoviçi, Fronti Europian thirrje VLEN-it të mos hyjë në Qeveri! Mickoski: Ministrat duhet të kenë qëndrime pro-maqedonase

LEXO MË SHUMË

Izet Mexhiti LD 2

Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit

Prokuroria

Hetim ndaj pesë personave të dyshuar për dhunë në Qendrën Klinike Shkup

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

Afrim Gashi

Gashi e caktoi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re

kombetarja fitore shqiperi

Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

kaja kallas

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

IMG_3317

Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO, vendet e tjera dhe Rusia?

Mickoski

‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues

arben taravari

Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike

INFO

NA NDIQ