Berisha denoncon skandalet me projektet në infrastrukturë: Janë vjedhur së paku 11 miliardë euro

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

Lideri demokrat Sali Berisha përmes një konference me mediat ka akuzuar për keqpërdorime financiare dhe vjedhje të 11 miliardë eurove nga qeverisja aktuale socialiste.

“12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës janë vitet e ndalimit pothuaj të kohës për ndërtimin e infrastrukturës. Janë vitet e plaçkitjes më të madhe, më të jashtëzakonshme të fondeve, buxhetit publik, të përcaktuara për ndërtimin e rrugëve dhe veprave publike. Do ndalem në disa shembuj për të ilustruar këto abuzime të tmerrshme dhe të paprecedent. Rruga Tiranë-Elbasan u kontraktua me çelësa në dorë, me një lot, me vlerën 255 milionë euro me tunel me dy kalime.

Në qershor të vitit 2013, segmenti Ibë-Elbasan përfshirë dhe tunelet ishte tërësisht i përfunduar. Mbetën 7 kilometër, e hapur plotësisht traseja Ibë-Farkë. Këto 7 kilometra u kushtuan qytetarëve shqiptarë 215 milionë euro. U kushtuan 30 milionë euro për kilometër. Kushtuan me vjedhje 2.2 herë më shumë se sa 1 kilometër në tunel, i cili u ndërtua me 14 milionë euro kilometri.

Shembull tjetër i kësaj infrastrukture janë rrugët e ndërtuara me 10-fishin, 12-fishin e çmimit të rrugëve të ndërtuara më parë, ndërkohë që indeksi i çmimeve në ndërtim dhe punë publike, për materiale dhe të gjitha, është rritur me vetëm 32 përqind.

Nuk janë shënuar kurrë në histori vjedhje kaq të papërmbajtura siç janë shënuar në infrastrukturën e Shqipërisë. Ka rrugë të cilat janë prokuruar dhe nuk ekzistojnë.

Ka rrugë që janë prokuruar me 73 milionë euro siç është rruga Qukës-Qafë Plloçë dhe ajo ka shkuar sot në 215 milionë euro dhe nuk është kurrkund në përfundim.

Për të mos thënë rruga Korçë-Kolonjë e cila në 18 kilometrat e para është ndërtuar me 800 mijë euro kilometri, kurse në pjesën tjetër, në 17 kilometrat e dytë, kostoja është rritur 7 herë. Mbi 5 milionë euro kilometri. Nuk ka ndodhur, nuk mund të konceptohet një vjedhje e tillë. Për të mos thënë Sheshi Shqiponja, rimodelimi i tij, 40 milionë euro nga Bashkia e Tiranës. Unaza e Madhe, çmime stratosferike. 6 herë më shtrenjtë se sa 8 kilometrat e ndërtuara në kilometrat e ndërtuara para vitit 2013”, theksoi Berisha.

Sipas tij, në infrastrukturë ku janë investuar 12 miliardë euro, ju garantoj se janë vjedhur më së paku 11 miliardë.

“Ju lutem, vepra të përfunduara, me 65 miliardë euro buxhet të 12 viteve, është vetëm tuneli i Llogarasë, 19 kilometrat e Unazës së Tiranës të mbetura nga viti 2013 e këndej. Është vetëm zgjerimi i Unazës së Tiranës tek Sheshi Shqiponja. Janë 3-4 kilometra Elbasan-Librazhd. Nuk mund të imagjinoj se ku janë zhdukur paratë. Lubi Balluku është përgjegjëse kryesore për këto vjedhje të tmerrshme të fondeve publike në ndërtimin e rrugëve. Dhe jo më pak Edi Rama”, deklaroi Berisha.(INA)

TË FUNDIT

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

Erdogan dërgoi letër ngushëllimi deri te Siljanovska dhe Mickoski: Turqia është me ju në këto momente të vështira

Ka përfunduar autopsia e të gjithë të vdekurve nga zjarri në Koçan

Në afërsi të diskotekës në Koçan ka qenë një depo me karburant

Viktimat e tragjedisë në Koçan do të varrosen të enjten

“Arben Taravari, simbol i përkushtimit në krizën shëndetësore pas tragjedisë në Koçan”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË