Berisha: Do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/03/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të Primareve, Fisnik Qosja për bashkinë Kavajë është shprehur se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje.Ndër të tjera Berisha ka theksuar se:”Do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë.”

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi po të kthehemi 30 viteve më parë, shumica juaj ndoshta nuk i mban mend ato vite, por çfarë gjejmë në Kavajë, në Kavajë gjen burra dhe gra, djem, vajza e të moshuar, që më shumë se kudo tjetër, në Shqipëri dhe Europë, kishin ruajtur në shpirt vlerat më të çmuara të njeriut. Kishin ruajtur besimin tek zoti, tek familja, tek Kavaja, respektin për njëri-tjetrin, për Shqipërinë.

Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër në agun e ndryshimeve të mëdha. Ishin këto vlera të mbrujtura në shpirtin e kavajasve që ngritën Kavajën në këmbë. Pas 32 vitesh ishin po këto vlera që ngritën demokratët në këmbë si të pamposhtur.Në një hark kohor 2 vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, kurse ne u dëshmuam të pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësor dhe vdekatar si të gjithë të tjerët, por ne njësoll si kavajasit në vitet 1990, besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato.

Besojmë në kauzë të drejtë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për atë, ta mbrojmë atë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, sepse ne jemi qytetarë dhe qytetare, jemi njerëz të cilët besojmë se gabojmë, nuk e konsiderojmë kurrë veten si të pagabueshëm. Por ama gabimet i njohim dhe nuk i përsëritim, i pranojmë dhe nuk i përsëritim.E tha Fisniku se ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh. Por do të ju rrëfej unë këtu ju, se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë s’na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin, dëshirat e qytetarëve shqiptarë. Ne do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë.

TË FUNDIT
6 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
6 orë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur
6 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
9 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

ME TE LEXUARA

23 orë
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime
16 orë
DW për shlyerjen e adresave të shqiptarëve: Si po i gërryen Serbia të drejtat e shqiptarëve etnikë?
6 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
22 orë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut
16 orë
BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari
6 orë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

LEXO MË SHUMË

trump-6-1

Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

IMG_4336

Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

INFO

NA NDIQ