Gjykata sot jep vendimin për arrestimin e Sali Berishës

INA
INA

26/12/2023

Vendimin e gjykatës për arrestimin e tij, Sali Berisha do ta presë në selinë e PD-së. Ndërsa trupi gjykues pritet të vendosë për izolimin e tij në shtëpi, kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha ka thirrur të rinjtë e FRPD në seli për një bashkëbisedim me ta.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Më 21 dhjetor 2023, Kuvendi zhveshi nga imuniteti Sali Berishën duke i hapur rrugë prokurorisë së posacme për arrestimin e tij. Sali Berisha akuzohet nga SPAK për “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të hetimeve të nisura për dosjen ‘Partizani’.

Berisha akuzohet nga SPAK se ka kryer ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, duke kryer për rrjedhojë veprën penale të korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë, vepër penale që parashikon dënim deri në 12 vite burg. Sipas prokurorëve, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit në kohën kur Berisha ishte kryeministër, mundësuan që dhëndri i tij të ndërtonte biznesin e një kompanie në të cilën ishte aksioner i padeklaruar dhe përfituar minimalisht 5.4 milionë euro dividente të paguara cash. /abcnews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

anketa partite

Anketa e IPIS: Ja kush fiton zgjedhjet në Maqedoni dhe nga sa deputetë? (TABELA)

protesta tirane opozita pd

Protesta e opozitës në Tiranë, përleshje me policinë, Berisha fjalim nga arresti shtëpiak, Rama në Turqi

ASH Sela Taravari

Si të dëshmohet se cila është ASH-ja legale? Shehu tregon se kush mund ta marrë vërtetimin nga Gjykata

spb-tetove

Qeveria s’jep pëlqim për shefin e SPB-së në Tetovë

administrata-600x360-1

Kush e keqpërdori balanserin, që maqedonasit me të madhe po punësohen si shqiptarë?!

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet mjeku dhe 3 infermiere në spitalin e Strugës

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

INFO

NA NDIQ