Berisha: “Është vegël e Ramës”, Basha i përgjigjet: Shpik armiq për të fshehur dështimin

INA
INA

25/05/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët ka folur për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, ku u shpreh se do ta votojë kundër.

Berisha u pyet dhe për rikthimin e mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD, dhe në përgjigje ish-kryeministri tha se nuk i trembet sepse Basha është në duar të Ramës.

Pyetje: Ai i trembeni rikthimit të Bashës?

Berisha: Ca flet mo, mos bëj shaka, atë e përdor Rama si të dojë. Është në duar të Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Agjendën e tij ia shkruan Rama. Pikë, mbarojipuna. Çtë dojë le të bëjë, asnjë gjë s’më bën.

Por, përmes një postimi në Twitter, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, pasi e cilësoi të shitur dhe vegël të kryeministrit Edi Rama.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, thuhet në reagim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

INFO

NA NDIQ