Berisha flet për ‘Aleancën e Shqipërisë Madhështore’: Dhamë 8 vende të sigurta, por ato 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit

Picture of Ina Online
Ina Online

04/03/2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka ftuar të gjitha forcat politike që e konsiderojnë Edi Ramën si të keqen më të madhe për Shqipërinë të bashkohen për një kauzë të përbashkët. Berisha shprehet gjithashtu se ky bashkim është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar ndryshimin e nevojshëm dhe për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Lideri i opozitës ka folur gjithashtu edhe për formimin e koalicionit dhe rolin e Partisë Demokratike, duke e quajtur atë një fitore të vërtetë për Shqipërinë Madhështore. Ai ka garantuar se ky koalicion është në përputhje me statutin e partisë dhe ligjet e Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e kuotave për gratë, vajzat dhe të rinjtë në listat e kandidatëve.

“Së pari, ne kemi deklaruar qëndrimin tonë dhe kemi ftuar të bashkohen me ne, të gjitha ato forca politike që sot konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë. Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore. Dhe kjo ka ndodhur. Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve. Ne u kemi bërë të qartë atyre se largimi i të keqesë më të madhe të shqiptarëve, Edi Ramës, duhet të jetë misioni i çdo force politike që konsideron veten opozitare. Por, të konsiderosh veten opozitar, duhet të ndjehesh i tillë dhe duhet të kesh lirinë për ta ndjerë.

Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar. Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash. Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e partisë.

Sikundër, përcaktimet statusore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së. Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë. Pra, shikoni çfarë procesi. Imagjinoni padrinon në bodrumin e tij, që nuk dini asnjëri prej jush se kush kandidon në këtë qark apo atë qark sepse listat po bëhen nga organizatat e tjera kriminale. Ka një panik, ka një tmerr në radhët e partisë së krimit.

Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni. Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me Spakun? Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamxhik ndaj kandidatëve të tij,” tha Berisha./NOA.al

TË FUNDIT

Letër publike dhe një kërkesë nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi nga Kumanova

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË