Berisha, gati për “arrest në zyrë”/ Çfarë ndodh pas së enjtes kur SPAK të vendosë “arrestimin”

INA
INA

20/12/2023

Një zyrë-shtëpi ose shtëpi-zyrë, këto janë dy skenarët e Sali Berishës për të sfiduar edhe njëherë masën e pritshme të arrestit shtëpiak që mund të vendosë SPAK.

Kështu, ai mund të ‘burgoset’ në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri ka hedhur në tavolinë me të besuarit e tij disa ide se si do të përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen “Partizani” që është i dyshuar për korrupsion pasiv.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale zyrtare se një nga qasjet e Berishës që po diskutohet është shndërrimi i zyrës së tij në selinë blu në një dhomë izolimi ku do të vuajë dënimin.

Zyra e punës së Berishës mund të ndryshojë me rendimin e masës së gjykatësve. Në rast të dakordësisë mes Berishës dhe mbështetësve për këtë ide, në zyrë do të duhet të shtohen mobiljet. Nuk do të ketë vetëm një tavolinë me dosje e karrige si dhe një divan pritës, por duhen krijuar hapësira për krevatin e gjumit të Berishës. Ky shihet si një opsion i mirë nga rithemelimi me dhënien e adresës së selisë si vendqëndrim, përderisa edhe OPGJ-t e patën të vështirë të gjenin një banesë fikse në pronësi të Berishës për t’i komunikuar masën e kufizimit të lirisë.

Një variant tjetër mendohet të jetë kthimi i shtëpisë së familjarëve ku ai jeton, në një zyrë. Vetë Berisha ka paralajmëruar se cilido qoftë vendimi i SPAK-ut, ai nuk do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Dalja e sotme e Berishës me një tjetër qëndrim duke deklaruar se nuk do e njohë vendimin e SPAK-ut konfirmon edhe një situatë kulminante. Ashtu siç ka refuzuar paraqitjen në seancat gjyqësore kundër tij, Berisha mund të mo spranojë zbatimin e dënimit dhe të ashpërsohet masa në arrest me burg, pavarësisht kalimit të moshës 70 vjeç. Por edhe pse këto nuk janë ditët më të mira për Berishën, ai nuk ngurron që të premten kur pritet të shpallet edhe arrestimi i tij, të ftojë gazetarët një një takim festiv për fundvit në zyrën e tij. Do të shohim deri atëherë, nëse dhoma e punës së Berishës do të ketë ndryshime.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

protesta tirane opozita pd

Protesta e opozitës në Tiranë, përleshje me policinë, Berisha fjalim nga arresti shtëpiak, Rama në Turqi

Agim Nesho

Nesho: Vuçiç po përgatit planin për super-Jugosllavinë e Madhe

rama erdogan

Rama viziton sot Turqinë, pritet të nënshkruajë disa marrëveshje me Erdoganin

enver hoxha

​33 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

bari delet

Mes tufës së deleve që 11 vjeç, rrëfimi i çobanit në Kukës: Kam 150 krerë, punë e vështirë por e bukur

gjuha shqipe alfabeti manastir

Elita intelektuale shqiptare me peticion: Largoni nga ekranet sharlatanët që po vrasin shqipen

Blinken Edi rama

Dhuratat e mesazhet e fuqishme, gjithçka që nuk u pa nga vizita e Blinkenit në Tiranë

antoni blinken

Blinken viziton sot për herë të parë Tiranën, axhenda dhe rrugët që bllokohen

Bardhi noka

Gazment Bardhi: Sali Berisha është kryetar i opozitës

INFO

NA NDIQ