Berisha krah Kurtit, mbështet vendimin për targat: Pse nuk ndihet Zografi në Tiranë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështet fuqishëm vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë.

Berisha ka bërë gjithashtu një parashtirm të asaj që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ish-kryeministri ka shtuar se Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të kishin reaguar lidhur me deklaratat e Vuçiçit, i cili kërcënonte Kosovën.

Postimi i Berishës:

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbine.

Te dashur miq, Republika e Kosoves vendosi dje reciprocitetin me Serbine dmth makinat me targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njelloj sikunder Beogradi detyronte makinat e Kosoves qe kalojne ne territorin e Serbise.

Pas kesaj mase reciprociteti te imponuar nga diskriminimi qe Beogradi u bente makinave me targe te Kosoves qe udhetonin ne territorin e Serbise, Serbet ne Veri te Kosoves me urdher te Beogradit reaguan me bllokimin e rrugeve te cilat i çbllokoi policia e Kosoves.

Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç. sb/ albeu.com