Berisha: Ku ishit më parë o shqiptarë që nuk i thatë Stop Gordanës

0

Ejup Berisha
Ku ishit më parë o shqiptarë që nuk i thatë Stop Gordanës
Pse Shqiptarët bashkëkombasit e mi që jetojnë në Republikën e Maqedonisë para tre dite me shumicë u gëzuan bile dhe e kremtuan dënimin prej gjashtë vitesh me burg që Gjykata penale Shkupi 1 ja shqiptoi ish Ministres së Brendëshme Gordana Jankullovska. Të mos keqkuptohemi kjo Gordana jo që nuk e meriton dënimin për veprën për të cilën është paditur dhe dënuar por po më befason reagimi i shumë shqiptarëve lidhur me këtë rast. Gordana pra ishte anëtare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Kabinetin qeveritar të ish Kryeministrit Nikolla Gruevski. Dënimi ish ministres iu shqiptua për rastin e ashtuquajtur Tanku. Dhe vërtetë bashkëkombasit e mi dua ti pyes se pse sot reagojnë kështu me shumicë e të njëjtët nuk reaguan aspak ama aspak vite me radhë në kohën kur Gordana dhe kompania e saj për dhjetë vite me radhë nuk bënin asgjë por se në vazhdimësi i shfryenin frustracionet dhe mllefin e tyre ndaj neshë si komb në përgjithësi dhe luanin me ne si macet me minjtë. Pra edhe njëher pyes se pse tani dini të gëzoheni dhe të kremtoni për dënimin e shqiptuar ndaj Gordanës e në kohën kur kjo ishte ministre juve apo neve nuk na u ndje aspak zëri për veprimet e shëmtuara, të ashpra dhe të pamatura të saja kundër neshë. Pra pse nuk ditët të hidhëroheni dhe të zemëroheni atëher ndaj Gordanës e cila për pikë të qejfit bëri me dhjetra montime të rasteve policore ku viktima njëqind për qind të ishin shqiptarët.Pra pse nuk reaguat në këtë mënyrë siç reaguat para tre ditëve atëher kur me intriga keqtrajtonte,rrihte, arrestonte vriste shqiptarë të pafajshëm si dhe montonte raste dhe ndërmerrte akcione policore ndaj gjithë shqiptarëve. Athua vallë pse më parë nuk kishte reagime të ashpra dhe protesta në drejtim të ndaljes dhe zbrapsjes së Gordanës me shokë nga qëllimet e tyre të errëta, tendencioze dhe ugurzi ndaj shqiptarëve. Por sot me befasi shoh se shumë njerëz me plot gëzim dhe kremtë bëjnë komente nga më të ndryshmet ndaj dënimit me burg të Gordana Jankullovskës.Mendoj se sikur të kishit apo të kishim qenë më të vendosur dhe më trima qysh atëherë e ti thoshim ish Ministres së Brendëshme G.J. NDAL,STOP,ARRET,HALT,BASTA se kështu ne nuk të tolerojmë që të sillesh ndaj neshë dhe ndaj kombit tonë shqiptar ndoshta Gordana do të mendonte më shumë se njëher se a do ti ndërmerrte të gjitha ato veprime,akcione dhe ekspedita ndëshkuese policore ndaj shqiptarëve në RM.Pra ku ishit ju shqiptar atëher që Gordanës tia bënit me dije se ajo nuk mund të bëjë çfar të dojë me ju apo dhe me ne shqiptarët sepse shqiptaria në Maqedoni ka bijë që e ndihmojnë dhe nuk i lënë në baltë shqiptarët. Apo shqiptar të mi të nderuar ndoshta me heshtjen dhe mos reagimin tuaj keni menduar dhe shpresuar se mos vallë duke ndenjur urtë e duke mos reaguar Gordana do të ju ftoj që tua jep të gjitha përfitimet e majme që i takojnë njerëzve lojal dhe servil që mund ti siguroj pushteti. Por dhe se do tu bëj këshilltar të saj në kabinetin ministror në Ministrinë e Brendëshme. Apo mos vallë keni shpresuar se do ti afroheni Ministres së atëhershme dhe do ti thoni shih Ministre ti je trime dhe luaneshë sepse shqiptarët janë primitiv të paedukuar e të këqij dhe ata e meritojnë dajakun dhe të këqijat që ti jau bën ministre jonë e nderuar, e dashur dhe e respektuar. Pra shqiptarë të mi të dashur dhe të respektuar e keqja duhet të parandalohet e jo të durohet sepse po të kishte pasur reagime adekuate dhe me kohë ndaj Gordanës dhe kompanisë së saj ne do të ishim në gjendje më të mirë dhe më të favorshme në RM.Dhe në fund të fundit nëse zgjatë keqtrajtimi e dhuna kur jemi te ajo se kush është fajtorë në këtë rast fajtor i plotë nuk është vetëmse dhunuesi por gjysmën e fajit e ka edhe viktima e dhunës që e duron të keqen dhe dhunën dhe nuk ndërmerr asgjë që ti parandaloj këto.