Berisha lajmëron protestën kombëtare të PD-së më 11 shkurt

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2023

Kreu i grupimit “Rithemelimi” në PD, Sali Berisha, ka njoftuar mbrëmjen e së martës mbajtjen e protestës kombëtare të PD-së, më 11 shkurt, me synim largimin e kryeministrit socialist Edi Rama nga pushteti.

“Sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti”, tha Berisha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së.

“Largimi sa më shpejt i Edi Ramës i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar polici sekrete, ka angazhuar dhe ka korruptuar shefin e kundër inteligjencës së SHBA të FBI”, tha ai.

Sipas zotit Berisha, kreu socialist “ka marrë peng ish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha”.

“Ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës me qëllimin e vetëm shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëria”, shtoi ai.

“Është koha të flasë opozita deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Deri në largimin e këtij turpi dhe këtij njeriu që nuk ka asnjë parim dhe asnjë normë apo moral. Nuk ka nder dhe dinjitet, nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet pavarësisht se çfarë i shkakton vendit të vet, demokracisë dhe partnerëve”, tha Berisha.

“Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, të bashkohemi në këtë protestë, kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë, duke i përzënë ata nga vendi i tyre. Sillet duke rekrutuar mafiozë nga vende të tjera në luftën kundër opozitës për të mbajtur pushtetin. Beteja do jetë betejë e fitores së opozitës shqiptare! Edi Rama është i pashpresë. Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Opozita e tëra në këmbë, deri në fitoren. Në orën 12:00 protesta përpara Kryeministrisë. Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës!”, ishte thirrja e kreut të PD-së, Sali Berisha./rtsh/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

INFO

NA NDIQ