Berisha: Me 14 maj nis ndryshimi

Picture of INA
INA

07/05/2023

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili për bashkinë Berat.

Berisha: Nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, po fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ndaj dhe unë sot këtu nga Berati ftoj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë, me 14 maj të votojnë për veten e tyre. Vota për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe Shqipërisë.Është për ju ajo votë, është për qytetarin ajo votë, sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit, votoni kundër pushtetit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë, shndërrohet në djall, pa le kur ka rastisur djall imagjinoni se çfarë bëhet, siç është Edi Rama.Vota për Zija Ismailin është votë për dinjitetin tuaj, për liritë tuaja. Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu. Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre.

Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë. John Kenedi thotë; se njëri nga 3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria. I bën thirrje çdo qytetari të Beratit dhe Shqipërisë, a është sot më shumë se 10 vite më parë. Të pyesë veten, pse në këto 8 vite ikën mbi 1 mln shqiptarë nga Shqipëria, pse po boshatisen fshatrat dhe qytetet tona.

Me arsyetim të shëndoshë, kryesorë dhe mbi të gjitha është varfëria, e cila nuk vjen nga Zoti, nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë.

TË FUNDIT

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon që të përfshihen në projektet e investimeve të reja

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË