Berisha në Vlorë: Betohem para varrit të Ismail Qemalit, se do e paketoj Edi Ramën e do e dërgoj në Beograd. Vitin tjetër do e zhduk nga pushteti dhe Tirana

Picture of Ina Online
Ina Online

28/11/2023

Sali Berisha ishte sot në Vlorë për të uruar të gjithë shqiptarët për festën e pavarësisë, por për mediat ai kishte edhe një mesazh për Edi Ramën, për të cilin tha se sot vendosi kurorën e fundit në memorialin e Ismail Qemalit.

“Erdha këtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiqi shqiptar, që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do e paketojnë atë në Beograd, aty ku e ka vendin”, tha Berisha.

Berisha vlerësoi figurën e Ismail Qemalit, që siç u shpreh ai bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

“Sot, mbarë shqiptarët, kudo që janë, përulen me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës, ditës së Flamurit Kombëtar, ditë e të gjitha ditëve të kombit shqiptar.

Me aktin e tij të një vizioni dhe kurajo të jashtëzakonshme, Ismail Bej Vlora, bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat, honet e historisë.

Sot, ata janë anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur.

Por unë erdha këtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiqi shqiptar, që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do e paketojnë atë në Beograd, aty ku e ka vendin.

Tradhtar si ky, kombi nuk ka pasur ndonjëherë në histori.

Dhe ky është një zotim solemn përpara babait të Pavarësisë se edhe njëherë, Pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd te padroni i tij Vuçiç.

Gëzuar qytetarë dhe qytetare të Vlorës, gëzuar shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, këtë ditë të bekuar, këtë feste të të gjitha festave tona.

Rroftë flamuri ynë, nderim përjetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të pavarësisë“, tha Berisha.

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË