Berisha: Nuk e pranojmë rezultatin, analiza e zgjedhjeve do bëhet me dy faza

INA
INA

23/05/2023

Partia Demokratike nuk do ta njohë dhe do ta kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në ato bashki, për të cilat thotë se ka të dhëna që në qendrat e votimit u vendosën komisionerë në kundështim me ligjin.

“Nuk mund të njohim ne rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit.”

Edhe në mbledhjen e Kryesisë në mesditën e kësaj të marte, kryetari Sali Berisha, ripërsëriti se zgjedhjet u blenë nga mazhoranca edhe nëpërmjet disa vendimeve të qeverisë, siç ishte pagesa për pensionistët prej 5 mijë Lekësh apo vendimi për rritjen e pagave për administratën publike.

“Kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet nën dorë, por haptas me 670 mijë zarfa, 50 mijë Lekë dorëzuar çdo pensionist shqiptar.”

Por kreu i demokratëve thotë se ka pasur një shumëllojshmëri faktorësh që u përdorën nga socialistët për të manipuluar zgjedhjet e 14 Majit, mes të cilave blerja e votës, përdorimi i makinerisë qeveritare dhe i bandave.

“Vendosi paqen midis 5 bandave kryesore të zonës. U vërsulën me në krye Bajrajt dhe me makina të blinduara i binin rreth e përqark Shkodrës duke ushtruar terror pranë qendrave të votimit. Qeveritarë dhe zyrtarë janë sjellë si terroristë elektoralë. Belinda Balluku arrin deri aty sa thërret vëllanë e kandidatit tonë në Mat dhe i thotë “ç’punë ke ti me fushatën elektorale.”

Berisha thotë se Partia Demokratike po bën një analizë të provave me ekspertë të saj për një manipulim të mundshëm të pajsjeve të votimit elektoral.

“Ka dyshime të forta që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive.”

Kreu i demokratëve njoftoi se pasi të mblidhen provat e manipulimit, do të nisë beteja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të ankimuar rezultatin e 14 Majit.

Tv Klan

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

INFO

NA NDIQ