Berisha: Nuk jemi komb jetim, do bëjmë gjithçka që të ngrihemi në këmbë

Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar nismën e “Open Balkan”, ngriti dyshime lidhur me heshtjen e Partisë Demokratike.

“Keni dëgjuar PD të flasë për mini-shengenin? Ja ku janë rezultatet në kufi të Kosovës. Pse more komb jetim jemi ne? U çlirua Kosova, u dyfishua fuqia kombëtare. Hesht ish-kryetari i Partisë Demokratike.

Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit. Ku dallon njëra me tjetrën? Nisma bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, Ballkani i Hapur në hegjemoninë serbe dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi. Çfarë do bëjmë ne? Gjithçka që të ngrihemi në këmbë,”-tha ai./Tch