Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump, ja arsyeja

Picture of Ina Online
Ina Online

22/03/2025

Mesditën e kësaj të shtune, lideri demokrat Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është pyetur dhe për politikanët që e frymëzojnë.

Berisha përmendi emrat e Winston Churchill, Ronald Reagan apo edhe Martin Luther King. Po ashtu, Berisha përmendi edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, ku sipas liderit demokrat e frymëzoi kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.

Sali Berisha: Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit. Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe.

Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur. Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.

Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme. Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më ët plotë. Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË