Berisha prezanton koalicionin e PD: Ne me program, ata dalin me zhaba e zhapikë. Premtoj Shqipëri të gazifikuar dhe me kriptomonedha

Picture of Ina Online
Ina Online

10/03/2025

Kreu i PD, Sali Berisha tha se do të dalin me një program me pikëpamje të largët në zgjedhje, ndërsa prezantoi koalicionin “Shqipëria Madhështore”.

Ndërsa opozita vjen me një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë, socialistët nga ana tjetër, sipas Berishës vijnë me zhaba, zhapikë e bretkosa.

Berisha: PD dhe aleatët e saj nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë, ne besojmë në vlera, jo në shndërrimin ne Shqipërisë në vendin e torturave, jo në plaçkitjen më të madhe që ka njohur shqipërua. Ne shkojmë kokulur dhe ballëhapur, kokulur sepse do të kërkojmë mbështetjen e tyre, zemrën e tyre, mendjen e tyre, por gjithashtu ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, Shqipëria madhështore, por është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës e çdo shqiptari, e çdo njeriu punëtor me dinjitet. Pala tjetër paraqet hardhucë zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundi mustaqet e Kujtimit.

“Në tre muajt e parë nuk do ketë shqiptarë që nuk do marrë 200 euro minimumi jetik. Dhe se rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro dhe se rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Do ndërtojmë TEC-e të fuqishme. Do gazifikojmë Shqipërinë. Shqipëria Madhështore kërkon që familjet të kenë një jetë komode. Gazi është komoditet. Gazi është komoditeti i familjeve të vendeve të pasura. Ne e kemi, nuk marrim asnjë metër kub gaz. Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë”, premtoi Berisha.

Sipas liderit të opozitës, “me ekspertë ndërkombëtare dhe kombëtare është përgatitur projekti dhe programi, me të cilin Shqipëria do bëhet epiqendër e dataqendrave, të cilat janë diamantet në kurorën e hightech-ut, në kurorën e zhvillimeve më të avancuara ekonomike. Do jetë vendi i inteligjencës artificiale, internetit 3 dhe kriptomonedhave”.

TË FUNDIT

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË