Berisha: Protestë dhe betejë në Kuvend të enjten

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Betejë në dy fronte paralajmëroi edhe këtë të enjte Sali Berisha. Si i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, qytetarëve do t’u prijë vetë në protestën para parlamentit, ndërsa deputetëve që do të jenë në seancë plenare u kujtoi misionin që duhet të përmbushin.

“Të protestojnë me fuqinë më të madhe para parlamentit, ky është parlamenti i krimit. Si kundër deputetët tanë do bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre. Para Europës dhe botës sot ka një parlament të vetmin në të gjithë planetin, që ka përjashtuar brenda 3 javëve 23 deputetë. Vetëm e vetëm që Edi Rama të mos hetoet për krimin që ka kryer.“

Kryeministrin e ftoi të mos fshihet nga hetimi parlamentar për çështjen McGonigal, por të pranojë nismat e opozitës që sipas tij pengohen me urdhër të Edi Ramës.

“Ky nuk është kryeministër, ky është krimministër. Dhe ky krimministër për t’u fshehur pas gishtit bllokon parlamentin, nuk lejon komision hetimor parlamentar, nuk pranon interpelancën. Janë 40 nisma legjislative të deputetëve të opozitës të cilat Linda e parlamentit i ndryn në sirtarë me urdhër të Edit të qeverisë.“

Për këto dy shqetësime kërkoi ndihmën e partnerëve europianë.

“I bëj thirrje Parlamentit Europian, Këshillit të Europës të ndërhyjnë me urgjencë në këtë situatë bllokimi që ekziston. Si kundër të krijojnë komisione hetimore parlamentare për ‘Ramagate’. Duçka ka paguar, ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë absolutisht në vende europiane.”

Të njëjtën thirrje Berisha adresoi edhe ndaj organeve të drejtësisë amerikane, të cilat i ftoi të hetojnë atë që ai e cilësoi afera e shekullit XXI.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lumi-vjosa

BERZH i jep Shqipërisë 75 milionë euro kredi për të mbajtur të pastër lumin Vjosa

ksamil saranda

Turizmi vitin e kaluar i solli Shqipërisë mbi 4 miliardë euro

termet

Tërmet me magnitudë 2.8 në Shqipëri

bajram begaj

25-vjetori i nisjes së operacionit, Begaj: NATO dhe SHBA shpëtuan Kosovën dhe stabilizuan Ballkanin

lista zeze amerikane

A do të ketë non-grata të reja për politikën shqiptare, flet zyrtari amerikan Robinson

rama ambrozia meta

Rama tenton ta prekë në faqe, gazetarja: Mos më prekni më! (VIDEO)

rame lahaj

Festë e madhe sot në Tiranë/ Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut. Çfarë pritet të ndodhë

princ leka elia zaharia

Pas konfliktit me Princ Lekën, Elia Zaharia shfaqet për herë të parë në publik (VIDEO)

Shqiperia AL NATO

Shqipëria 15 vite në NATO

INFO

NA NDIQ