Berisha: Rama anuloi takimin me Qeverinë e Kosovës me urdhër të Vuçiqit

Picture of INA
INA

14/06/2023

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një reagim në Facebook, Berisha ka shkruar se ky anulim nga Rama u bë si “hakmarrje” ndaj refuzimit të draft-statutit të tij për Asociacionin nga autoritetet në Kosovë, duke përmendur këtu edhe dyshimet për korrupsion të Ramës me ish-agjentin e FBI, McGonigal.

“Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse”, ka shkruar Berisha.

Tutje, ai ka dënuar ndërhyrjen e Ramës në “punët e brendshme të Kosovës”.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar ai.

Kreu i PD-së në fund i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë ç’është e mundur për qetësimin e situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së 18 marsit të arritur në Ohër

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/890790702402033?ref=embed_post

TË FUNDIT
21 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën
22 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
1 ditë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
2 ditë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale
3 ditë
Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

ME TE LEXUARA

22 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
21 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

LEXO MË SHUMË

david cameron

Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

ksamil sarande

“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

edi rama shkup

Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

policia-shqiperi shqiptare

Terrori gjatë natës në Durrës/ 40-vjeçari mori peng fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov! Të shtëna edhe ndaj RENEA-s

Edi Rama

Media greke pas takimi të Ramës me shqiptarët në Athinë: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë përballë një ngërçi

edi rama

Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza

vlora2

Vlora çel sezonin turistik, synon të jetë destinacioni kryesor i pushuesve

INFO

NA NDIQ