Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

INA
INA

1 Qershor, 2023

Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka komentuar tensionet në Veri të Kosovës, e ka cilësuar situatën “më kritike se asnjëherë më parë që nga lufta e çlirimit të Kosovës”.

Nga ana tjetër, sipas Berishës, rivali i tij Edi Rama ka qenë një ndihmës i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Mendoj se situata në veriun e Kosovës, plumbat e bandave serbe në jelekët, por edhe plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dëshmojnë se aty situata është më dramatike, më kritike se asnjëherë më parë që nga lufta e çlirimit të Kosovës. Mendoj se kjo shënon një degradim të paralajmëruar të gjendjes në veriun e Kosovës, të paralajmëruar për ata që e kanë të qartë se nacionalizmi serb në të gjithë qenien, ekzistencën, projektin e tij ka vetëm Serbinë e madhe dhe nuk ka asnjë projekt tjetër. Edi Rama ka qenë këto vite një ndihmës i shpifur i Aleksandër Vuçiç dhe ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Në këtë kontekst, mos harroni fjalët e tij. “kur të fillojë lufta do më kërkoni mua që t’ju ndërmjetësoj tek vllai Vuçiq. Edi Rama është një aset i shpifur në duart e Vuçiçit”.

Reagimet e ndërkombëtarëve Berisha i sheh me skepticizëm nëse ato mund të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin dhe paqen në rajon. “Druaj se dënimet dhe sanksionet ndaj Kosovës lexohen si inkurajim nga nacionalisti i verbër Vuçiç ndaj jam skeptik që ato mund të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin dhe paqen në rajon”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

INFO

NA NDIQ