Berisha s’mund t’i regjistrojë kandidatët për zgjedhje në Shqipëri

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/03/2023

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit e ka Enkelejd Alibeaj, të cilit Lulzim Basha ia ka deleguar drejtimin e kësaj partie.

Edhe pse Lulzim Basha publikisht ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i PD-së që nga marsi i vitit 2022, në gjykatë rezulton emri i tij si kryetar i kësaj partie.

Kështu, Sali Berisha nuk mund t’i regjistrojë kandidatët e tij nën siglën e Partisë Demokratike. Kjo situatë u krijua pasi të dy grupimet brenda partisë më të madhe opozitare në Shqipëri kërkojnë të njihet si Partia Demokratike zyrtare.

Përreth dy orë, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u dëgjuan pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të dy palëve.

Komisioneri Ilirjan Celibashi, tha se institucioni që ai drejton bazohet në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për partitë politike për të kryer regjistrimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

“E ka përcaktuar Ligji i partive politike dhe Kodi Zgjedhor, që përcakton se kush është organi që vendos për drejtimin e partive politike. Është gjykata dhe një dokument që vjen prej gjykatës që përcakton se kush është drejtuesi i një partie politike. Në nenin 9 të Ligjit për partitë politike thuhet se regjistrimi i partive bëhet në shkallën e parë të rrethit Tiranë, që mban edhe regjistrin e partive politike. Anëtarësia e një partie politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë dhe vlerësojnë, por për ligjin dhe institucionet publike, përfshi edhe KQZ-në, ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar”, tha Celibashi.

Ai theksoi se sipas dokumenteve në gjykatë, kryetar i PD-së rezulton ende Lulzim Basha.

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tha se nuk mund të merret asnjë vendim bazuar në mbi perceptime dhe fakte publike, por vetëm mbi dokumentet zyrtare.

Pavarësisht se të drejtën për të regjistruar PD-në e ka Enkelejd Alibeaj, dokumentacioni i paraqitur ishte i paplotë. Prandaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dha 48 orë kohë për plotësimin e detajeve në dokumente.

Kriza e përfaqësimit të PD është krijuar në vitin 2021 kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe nga vetë partia ish-kreun e partisë, njëherësh ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.

Vendimi nuk u pranua nga Berisha dhe mbështetës të tij, të cilët mblodhën struktura paralele duke i kërkuar anëtarësisë të votojë për forumet e reja të partisë si Kuvendi i Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar e të tjera, të cilat votuan Sali Berishën për kryetar partie, por edhe logon e re të PD-së.

Më 25 mars të 2022, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij. Ky vendim u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues detyre i Partisë Demokratike. Javën e kaluar Gjykata e Apelit vendosi që çështja të rigjykohet në shkallën e parë të gjyqësorit./rel

TË FUNDIT
1 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
2 orë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet
3 orë
Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina
4 orë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
4 orë
Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

ME TE LEXUARA

4 orë
Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat
23 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës
4 orë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
23 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
3 orë
Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina
2 ditë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
23 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
2 orë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris

Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Bilall Kasami

Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

daniel server

Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

IMG_4611

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

cavkov te denuarit 27 prilli

Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh

vlen komisioni

Themelohet organ i përbashkët i koalicionit VLEN

naser-pajaziti

BDI në “lucidum intervallum”

INFO

NA NDIQ