Berisha tregon arsyet përse ‘arresti në shtëpi’ i ka ‘pëlqyer’ shumë

INA
INA

28/12/2023

Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar edhe kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar gjykatës ku përveç arrestit shtëpiak, ku i kërkon që të mos ketë kontakte.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Po pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër, dy gjëra së pari se cili është Edi Rama, pasardhës i një xhelati që në pamje ishte intelektual, artist, por që firmoste varjen e poetit vetëm për fjalën e lirë. Havzi Nela këtë kishte, vargun. Në këtë aspekt, askush nga unë nuk e ka përdorur këtë akuzë ndaj Edi Ramës. Në qoftë se Edi Rama do ta kishte denoncuar këtë akt, Sali Berisha kurrë nuk do t’ia kishte përmendur. Thellë në bindjen time nuk mund të mbash përgjegjës djalin për të atin. Por, përderisa ky nuk e ka denoncuar dhe përkundër para dy vitesh tha është pak e dyshimtë ajo firma.

Këtij mund t’i thoshte t’i falim jetën se ishte poet. Disa anëtarë të presidiumit popullor nuk kanë firmosur. Edi Rama nuk distancohet, prandaj e përmend. Arsyeja e dytë është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë dhe kjo më pëlqen. Nuk them se kam pasur qëllim tmerrin, kam qëllim betejën. Përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt. Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do t’i provojë. Aq më tepër kur zëdhënësi i tyre bëhet ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Kuvendin nuk e kanë për gjë këta. Sigurimi i Shtetit ishte mbi Kuvendin”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha u pyet nëse do të zbatonte masën e arrestit shtëpiak.

“Unë siç keni konstatuar ju, në fushën që është e avoketërve, ndjek konsultat me ta. Nuk është momenti të konsultohem paraprakisht. Konsultat vijnë hap pas hapi. Do të ndjek këshillën e tyre”, shprehet ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

komuniteti mysliman në shqipëri

Sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, ja kush janë 3 kandidatët! (FOTO)

berisha rama meta

Sondazhi: Cili nga politikanët është më i ndershëm? Rama, Berisha, Basha apo Meta!

pasaporta shqiptare

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

bajraktar-dron

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri

Albin Kurti Shkup

Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës

vjosa Osmani

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës

Rama Zelenski

A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Përgjigjet kryeministri Rama

INFO

NA NDIQ