Berisha tregon e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi (VIDEO)

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet pro një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por jo shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Berisha tha se rajoni i Ballkanit ka shumë minoritete, megjithatë këto nuk janë problem.

Sipas Berishës, problemi i vërtetë janë mazhorancat në këtë rajon, dhe jo minoritetet.

Sali Berisha: Nuk jam kundër një marrëveshje. Kam mbështetur, mbështes dhe do mbështes një marrëveshje. E konsideroj shumë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë një marrëveshje mes dy vendeve sovrane që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial mes dy vendeve.

Blendi Fevziu: Nëse dy vendet vendosin të shkëmvbejnë territore, ku qëndron e keqja?

Sali Berisha: Është jashtë çdo lloj koncepti europian. Ballkani është më i pasur se çdo rajon tjetër me minoritete. Problemet nuk janë minoritetet, por janë mazhoranca. Pse e ka Serbia dhe Rusia këtë përqëndrim kaq të madh në Mitrovicë? I kujt ishte projekti i shkëmbimit? Projekti është i Beogradit.

Berisha kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Sali Berisha tha se Serbia i detyrohet Kosovës akoma më shumë, ndërsa nga ana tjetër Kosova ka vetëm një detyrim ndaj shtetit serb.

“Kosova nuk i ka asnjë lloj borxhi Serbisë. Serbia i ka borxh Kosovës. Kjo është akt shpërbërje i Kosovës. Se ky është vetëm hapi i parë dhe pastaj vjen hapi i dytë dhe pastaj vjen hapi i tretë. Në vend të konsolidosh integritetin territorial, aty hyn dhe bën pazar me territoret e tua. Ai (Vuçiç) ka bërë një vizitë për të cilën askush s’mund të thotë se ka bërë gjithçka. Ai shkoi te liqeni i ujit. Ky na doli atje në Gazivodë, ishte një kërcënim direkt që u bëri shqiptarëve.

Është një nga pretekstet e luftërave. Lufta për ujë bëhet. Ai shkoi vizitoi ujin. Erdhi me mesazhet klasike të një serbomadhi. Sipas kësaj skeme, Kosova do marrë ca copëza dhe do japë nga pjesët më palcore. Ato ( Lugina e Preshevës dhe komunat e tjera) kanë qenë pjesë të mirëfillta shqiptare. Kosova ka vetëm një detyrim ndaj Serbisë, që janë të drejtat e serbëve që kanë kuadrin ligjor më të shkëlqyer në botë”, tha Berisha.

Komentet

komentet