Berisha tregon se si filluan luftimet në Banjskë

INA
INA

03/10/2023

Rreziku nuk ka kaluar, thotë kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha. Ai tha në Frontal se gatishmëria e forcave policore të Kosovës tash është “shumë e lartë”.

Berisha tha se nuk ka përfundu rreziku.

“Gatishmëria është shumë e lartë. Bile tash më shumë se atëherë. Për aksionin e suksesshëm të Policisë për t’iu përgjigjur sulmit të grupit terrorist, Berisha tha se duhet falënderuar më së shumti “brumin e UÇK-së. Duhet ta falënderojmë brumin e UÇK-së, ushtarin që tash është në uniformën e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Berisha theksoi se grupi terrorist i serbëve që e sulmoi Policinë e Kosovës u mblodh në Kopaonik dhe hyri në veri nga pika kufitare “Izvor”. Këta janë bashku në Kopaonik, kanë kalu me shumë vetura në pikëkalimin Izvor”, tha Berisha

“Në Banjskë janë pozicionu dhe kur ka ndodh sulmi kanë qenë në fazën e pozicionimit”, shtoi ai.

Operacioni i grupit terrorist “është ndërprerë”, tha ai, duke shtuar se pasi ata kishin hapur zjarr, “tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ua kanë kthyer fuqishëm”, e më pas u angazhuan njësitë më elitare.

Deputeti tha se ata “e kanë pasur një plan në tri faza”.

Ai tha se ka disa gjëra të cilat s’mund t’i thotë publikisht tash për tash.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

mesuesja e Liridones

Mësuesja e Liridonës: Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi

vellau haxhi shala

Vëllai i Haxhi Shalës: Po thonë që e ka pengu drejtësinë, pritet që m’u ekstradu

Naim Murseli

“Burg me 5 yje”, Tomë Gashi tregon se ku po mbahet Naim Murseli – ja çfarë ‘rrezikon’ të organizojë

viza kosova heqja vizave

Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën – rregullat dhe kufizimet

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

aksident kosove

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

INFO

NA NDIQ