Berisha: “Vota e diasporës ka peshë të jashtëzakonshme në 11 maj”

Picture of Ina Online
Ina Online

18/02/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur sot një deklaratë për mediat ku iu bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen sa më shpejt në platformën PER.

Berisha tha se vota e diasporës ka peshë më të jashtëzakonshme në zgjedhjet e 11 majit dhe ndryshimin e Shqipërisë.

Lideri i opozitës kishte gjithashtu një thirrje për të gjithë mbështetësit demokratë, ku iu tha se duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishojnë votën e tyre.

Berisha u shpreh se programi i PD-së është programi më transformues që Shqipëria ka njohur në historinë e saj dhe synon ta ngjisë vendin në majat e teknologjisë së kohës.

“Mirëdita, sot jam këtu për t’u drejtuar me një thirrje më miqësore të gjithë emigranteve dhe emigrantëve, të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në diasporë dhe emigracion. 4 marsi është nesër në kuptimin e asaj që koha po ikën me shpejtësi. Ndaj dhe konsiderojeni 4 marsin si një ditë të nesërme në mënyrë që të regjistroheni vetë, të regjistroni familjarët tuaj, të regjistroni dhe bisedoni me miqtë tuaj, të regjistrohen për të votuar, të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë.

Vota juaj në këto zgjedhje ka peshën më të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të jashtëzakonshme.
Ndaj dhe iu drejtohem ju sot, kudo që jeni, bëni gjithçka dhe regjistrohuni në portalin e KQZ, platformën PER në mënyrë që të firmosni me 11 maj ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë. Unë gjithashtu kam një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD dhe opozitës shqiptare, shfrytëzoni këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishoni votën tuaj. Është një rast unik në jetë, është një rast që ju shumëfishoni kontributin në ndryshimin e Shqipërisë, në interesin më të mirë tuajin dhe të shqiptarëve”, theksoi lideri demokrat.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË