Berisha: Vuçiqi në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës.

INA
INA

29/05/2023

Lideri i Demokratëve, Sali Berisha thotë se serbomadhi Aleksandar Vuçiq në bashkëpunim me Kremlinin po kërkon destabilizimin e Kosovës.

“Të dashur miq, Presidenti i serbomadhisë ka angazhuar fallangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në këto komuna, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar nga kriminelë me maska, me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë të tjera djegëse, shishe molotov, janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.
Gazetarët e Radios “Evropa e Lirë” kanë njoftuar se janë parë disa ushtarë të plagosur të KFOR-it dhe një veturë e këtyre njësive duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur. Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë skenar të bashkrenduar të Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale të fallangave të gangsterëve serb kundër KFOR-it, ushtarëve të tij, gazetarëve dhe policisë së Kosovës”, ka shkruar Berisha. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

republika serpska

Republika Sërpska miraton raport që e mohon genocidin në Srebrenicë

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

andrej plenkoviq hdz

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje kroaci

Kroaci: Mbi 3,7 milionë qytetarë votojnë për Parlamentin e ri

kris hill

“Të ngulet në hu”, kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Beograd

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

INFO

NA NDIQ