Deklarata e Abazoviçit për tifozllëkun për Serbinë, Berishaj: Shqiptar me prejardhje, jo me qëndrime

Picture of Ina Online
Ina Online

17/06/2024

Profesori Nikollë Berishaj, i ftuar në Euronews Albania, komentoi intervistën e ish- kryeministrit të Mali të Zi i cili shpjegoi pse shprehu mbështetjen për ekipin e Serbisë pak para ndeshjes me Anglinë.

Berishaj tha se deklarata e ish- kryeministrit nuk e kishte habitur, përkundrazi ai tha se Abazović ka treguar gjithmonë mbështetje ndaj Serbisë.

Ai shtoi se Abazović ka bërë kapërcime të tilla ku në Shqipëri prezantohet si Abazi dhe në Serbi prezantohet si Abazović, dhe se fjalët tij nuk i beson aspak.

“Për të dyja deklaratat Abazović nuk më ka habitur shumë. Ai i tillë njeri është që bën kapërcime deklarative prej njëra anë në tjetër. Në televizionet shqiptare ai është Abazi, ne televizionet serbe është Abazović. Ai është shqiptar me prejardhje, por jo me qëndrime politike.

Nëse i shikojmë veprimet e tij politike vetëm në Mal të Zi nuk do të pajtohesha që ai mbështet rajonin, përkundrazi nuk mbështet as Malin e Zi. Nuk jam i bindur që po vepron mirë për rajonin. Nuk pajtohem aspak praktikisht me atë thënie që po lufton për rajonin dhe se do të bëjë një tifozllëk jo aq të fuqishëm për Serbinë”, tha Berishaj.

Kush është Nikollë Berishaj

Nikollë Berishaj është shkrimtar, poet, përkthyes, esejist shqiptar nga Mali i Zi. Përkthen shqip sllovenisht, kroatisht (serbisht, boshnjakisht, gjuhë malaziase) dhe anasjelltas.

Ka lindur më 03. 12. 1958. në Tuz, Mali i Zi, ku edhe jeton e punon. Është laureat i çmimit më të lartë slloven për përkthimin e letërsisë – Çmimit Pretnar, krahas cilit jepet edhe titulli i nderit Ambasador i letërsisë dhe gjuhës sllovene dhe kulturave sllave (2013).

TË FUNDIT

Pse askush nuk i qëndron pranë Luana Vjollcës në palestër?

Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

Mallkimet e Heronjve

SIKUR TË FLISNIN MAJMUNËT

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

I morën 700 mijë për 80 mijë denarë borgj, policia arreston babë e bir në Kavadar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË