Bërnabiq: Prishtina ta heq taksën ndaj mallrave serbe që të ndodhë takimi i 1 korrikut në Paris

0

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka thënë se takimi i Berlinit duhet të rezultojë me vazhdimin e procesit të dialogut.Por, sipas saj ”deri tek kjo s’mund të arrihet derisa Prishtina zyrtare nuk pranon të heq taksat”, për të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se do të ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën si shtete të pavarur.

”Kjo nuk është diçka që thotë vetëm Beogradi, por këtë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e BE-së e deri te njerëzit që iniciuan takimet në Berlin dhe Paris”, është shprehur ajo.

Lidhur me këtë pas takimit që sot pati me homologun e saj francez Edouard Phillipe, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi se ende nuk dihet nëse do të mbahet takimi i paraparë në Paris mes Prishtinës e Beogradit më 1 korrik.

Ndërkohë, dyshim për mbajtjen e këtij takimi është përfolur edhe në Kosovë.